22 Shkurt, 2022

Chrissy Teigen pozon me bikini/ Ndjekësit e pyesin nëse është shtatzenë pas lajmit se po i nënshtrohet një ndërhyrjeje


Ditën e djeshme, modelja e njohur amerikane Chrissy Teigen ka njoftuar të gjithë ndjeksësit e saj se pas humbjes së foshnjës së saj, tashmë po i nënshtrohet trajtimeve “IVF”, pasi dëshiron të ketë një fëmijë tjetër.

Ajo dhe partneri i saj, John Legend kanë treguar se pas humbjes së fëmijës së tyre kaluan një periudhë mjaft të vështirë emocionale, ndaj e shtynë të marrin këtë vendim.

Në një postim të bërë ditën e djehsme në Instastory, Chrissy ju ka kërkuar të gjithë ndjekësve të mos e pyesin nëse ka mbetur apo jo shtatzënë pasi kjo pyetje do e vrasë më shumë atë.

Megjithatë, duket se tashmë modelja ka arritur ta marrë veten dhe gjatë fundjavës është fotografuar në një plazh, Malibu në kaliforni duke shijuar rrezet e diellit.

Ajo u shfaq e veshur me një palë bikini ngjyrë rozë që i nxirrnin në pah format trupore dhe dukej mjaft këndshëm.

Ndërkohë, ndjekësit kanë ‘shfrytëzuar’ rastin për ta pyetur nëse është në pritje të ëmbël, pas lajmit se po mer trajtimet e duhura.

 

© Panoramaplus.al