8 Mars, 2024

Chris Martin dhe Dakota Johnson fejohen pas 6 vitesh lidhje! Çifti marrin “bekimin” e Gwyneth Paltrow


Chris Martin dhe Dakota Johnson janë fejuar pas 6 vitesh lidhjes. Vokalisti kryesor i Coldplay mësohet se i ka kërkuar dorën për martesë aktores pak kohë më parë.

MixCollage-08-Mar-2024-11-39-AM-1516

“Ata nuk nxitojnë të planifikojnë dasmën, por thjesht janë të lumtur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre”, tha një burim për Mirror.

Çifti thuhet gjithashtu se ka miratimin e ish-gruas së Chris Martin, Gwyneth Paltrow. Aktorja tetorin e kaluar u shpreh se e kishte shoqe e mirë Dakota Johnson duke shtuar se ajo është një person i adhurueshëm dhe i mrekullueshëm.

Chris Martin dhe Dakota Johnson

Dyshja kanë qenë të lidhur që nga viti 2017, por u ndanë shkurtimisht në 2019. Dakota, vajza e aktorit Don Johnson dhe aktores së nominuar për çmimin Oscar, Melanie Griffith, nxiti thashethemet se ishte fejuar në vitin 2020, kur ajo u fotografua me një unazë të madhe smeraldi në gishtin e majtë.

Chris Martin dhe Dakota Johnson1

Ndërkohë që ata përpiqen ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes, 34 vjeçarja foli për marrëdhënien me dy fëmijet e Martin dhe Paltrow në një intervistë me Bustle.

“I dua ata fëmijë pasi jeta ime varet prej kësaj. Me gjithë zemër”, tha ajo, duke iu referuar vajzës së ish-çiftit, Apple, 19 vjeçe dhe djalit, Moses, 17 vjeç.

Chris Martin

© Panoramaplus.al