Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura në Itali, dhe një ‘bizneswomen’.

Për shkak të punës dhe bizneseve që gjendet nën emrin e saj, Chiara detyrohet të lëvizë shumë shpesh në shtete të ndryshme.

Së fundmi, përmes postimeve në Instagram ajo ka zbuluar se ka udhëtuar drejt New York-ut lidhur me ‘javën e modës’.

Mirëpo, një artikull i shkruar nga një gazetar i New York në Itali thotë se: “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”.

Ky artikull e ka indinjuar shumë blogeren italiane e cila përmes një statusi në Instastory t’i kundër-përgjigjet.
“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”.
© Panoramaplus.al

