4 Gusht, 2024

Chiara Ferrani shfaqet me pushime në Mykonos/ Poston fotot e ëmbla me vajzën e saj: E dashur bijë, ti je dielli im


Chiara Ferrani ndodhet në Greqi këto ditë . Influencuesja italiane, e cila preferon shpesh këtë vend për pushimet verore, ka vizituar edhe këtë vit Mykonos me fëmijët e saj.

Fashion blogerja 37-vjeçare ka shpërndarë disa foto të kohës së saj në Ishullin ‘Windy’ në llogarinë e saj në Instagram, e cila numëron 28.8 milionë ndjekës.

Në disa foto ajo pozon e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të ngjashme përpara peizazhit të veçantë të ishullit, para një mulliri me erë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Në një tjetër postim të saj, Ferrani është fotografuar në momente të ëmbla me vajzën e saj, Vitoria, e cila ka lindur në mars të vitit 2021. Influencuesja ka edhe një djalë 6-vjeçar, Leone, me ish-bashkëshortin e saj, Fedez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“E dashur bijë, ti je dielli im, flladi im i butë dhe ngrohtësia e çdo dite vere. Me dashuri, mami,” ka shkruar ajo në mbishkrim.

© Panoramaplus.al