Chiara Ferragni bëri një paraqitje mbresëlënëse në një event të rëndësishëm, duke zgjedhur një fustan të gjatë prej sateni që nxirrte në pah një stil elegant dhe guximtar.
Influencuesja italiane u shfaq të mërkurën, më 22 prill, në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Devil Wears Prada 2”, e mbajtur në Londër.
Në një video të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Ferragni tregoi fustanin e saj të zi nga disa kënde. Veshja kishte një dizajn të veçantë me mëngë të gjata në një anë dhe një prerje të theksuar në pjesën e shpatullës që zbriste deri në nivelin e belit, duke krijuar një pamje mjaft tërheqëse dhe moderne.
Pamja e saj u plotësua me sandale të zeza, bizhuteri në ngjyrë argjendi dhe flokët e kapura në një topuz elegant, duke theksuar edhe më shumë stilin e saj të rafinuar në këtë dalje publike.
© Panoramaplus.al



