23 Mars, 2021

Chiara Ferragni dhe Fedez bëhen prindër për herë të dytë, blogerja italiane sjell në jetë vajzën dhe zbulon emrin


Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

chiara ferragni fedez (1)

Chiara dhe Fedez janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Vittoria.

chiara ferragni fedez (9)

Lajmin emocionues e ka ndarë vetë Fedez me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku publikoi një foto të Chiara-s me vogëlushen e tyre në krahë.

23 mars 2021. Vittoria jonë”, shkroi këngëtari krahas postimit.

chiara ferragni fedez (7)

Një foto të ngjashme publikoi vetëm pak minuta më pas edhe Chiara.

chiara ferragni fedez (2)

Çifti i njohur njoftuan për herë të parë se do të bëheshin sërish prindër në muajin tetor të vitit të kaluar.

chiara ferragni fedez (3)

Ishte djali i tyre 3-vjeçar, Leo, ai që mbante në dorë ekon e vajzës teksa pozonte krah Chiara-s dhe Fedez.

chiara ferragni fedez (10)

Dyshja u lidhën në vitin 2016, ndërsa në maj të vitit 2017, erdhi propozimi super romantik.

chiara ferragni fedez (5)

Ata u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.

chiara ferragni (7)

© Panoramaplus.al