Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura në botë, por duket se së fundmi ka bërë “xing” me Dojna Memën, sepse ka veshur të njëjtat geta si ajo.

Getat e zeza moderatorja i kishte veshur një ditë më parë, prandaj kur ka parë fotot e Chiarës, ka publikuar një postim në Instastory nga një “fanpage” i blogeres italiane, të cilët i kanë bërë “tag” edhe Dojnës.

Moderatorja është tërhequr momentalisht nga ekrani dhe nuk dihet nëse do të sjellë një projekt të ri televiziv.


Ndërkohë Chiara është fokusuar tek familja, pasi blogerja është shtatzënë për herë të dytë.

Pas djalit, Leo, ajo dhe partneri i saj, Fedez, do të bëhen prindër të një vajze.


