Charlize Theron ka bërë një zgjedhje të guximshme në stil gjatë një daljeje të fundit publike, duke u shfaqur pa reçipeta dhe me një xhaketë të hapur në tapetin e kuq.
Aktorja 50-vjeçare ishte në New York të mërkurën, më 22 prill, në premierën e filmit të saj më të ri “Apex”, ku u shfaq me një veshje provokuese nga shtëpia e modës Dior, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave.
Theron kishte veshur një xhaketë të zezë të hapur, pa bluzë apo reçipeta, duke e lënë pjesën e sipërme të trupit pjesërisht të ekspozuar. Pamja ishte kombinuar me pantallona në të njëjtin stil elegant, si dhe një fjongo të bardhë rreth qafës me detaje të gjata, që i jepte një kontrast të veçantë veshjes.
Aktorja ka një bashkëpunim afatgjatë me Dior, duke qenë prej gati dy dekadash fytyra e aromës “J’adore”. Në vitet e fundit, ky partneritet është zgjeruar edhe në fusha të tjera, përfshirë bizhuteritë dhe produktet për kujdesin e lëkurës.
Në kuadër të promovimit të filmit “Apex”, Theron ka bërë disa paraqitje në New York, duke zgjedhur veshje të ndryshme të modës së lartë për çdo dalje publike.
Në film, ajo interpreton rolin e Sashës, një gruaje që përballet me humbjen dhe përfshihet në një situatë të rrezikshme. Filmi është me regji nga Baltasar Kormákur dhe pritet të publikohet në Netflix më 24 prill.
© Panoramaplus.al@enewsCharlize Theron arrives in style at the “Apex” New York premiere. ❤️♬ original sound – E! News


