2 Mars, 2022

“Charlie Hebdo” thyen rrjetin me karikaturën e fundit për Vladimir Putin


Revista franceze “Charlie Hebdo” ka vendosur një karikaturë të Vladimir Putinit në kopertinën e saj, ku shfaqet presidenti rus duke urinuar në butonin e kuq të bombës nukleare.

“Charlie Hebdo” ironizon kështu përmes një karikature me kërcënimet e presidentit rus për konflikt nuklear me shtetet perëndimore. Në karikaturën e paraqitur,ai portretizohet në formë fizike të një shimpanze, me krah të leshatosur.

Teksa krah karikaturë është vendosur mbishkrimin “Në rrugë drejt shekullit XXI”.

Karikatura ka bërë xhiron e rrjetit dhe njerëzit e kanë rishpërndarë edhe në mediat e tyre sociale.

Kjo revistë, shpeshherë ka marrë vëmendjen e lexuesve anembanë botës me karikaturat e saj të veçanta, duke shkaktuar polemika e debate të shumta për çështje të ndryshme.

© Panoramaplus.al