Channing Tatum dhe Inka Williams e bënë zyrtare lidhjen e tyre duke postuar foto së bashku në rrjetet sociale. Modelja ndau një kolazh me foto të tyre, duke i uruar aktorit ditëlindjen e 45-të, e cila ishte të shtunën, më 26 prill.

Midis fotove, njëra ishte prej tyre duke u përqafuar, me Tatum që i jepte Williams një puthje. Në një imazh tjetër, ata duket se po bëjnë shaka, ndërsa kishte edhe pamje të izoluara me Channing Tatum duke shikuar në kamera.
“Jetë të lumtur personit më të bukur, më të sjellshëm, më qesharak, më budalla dhe më të mrekullueshëm që ka jetuar ndonjëherë!!!” shkroi Inka në postimin e saj teksa shtoi: “Faleminderit që e bëre jetën time më të bukur dhe argëtuese.”

Në fund, ajo e mbylli postimin me frazën JTM trop fort, që është zhargon francez dhe do të thotë “Të dua”.
Aktori, i cili u nda nga ish-e fejuara e tij Zoe Kravitz në tetor 2024, tërhoqi vëmendjen kur u shfaq më 28 shkurt me modelen në një festë para ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angeles. Disa ditë pas kësaj paraqitjeje të përbashkët, një burim i tha PEOPLE se çifti kishin dalë në takime së bashku, duke theksuar se ata u njohën përmes miqve.
Muajin pasardhës, Tatum u pa duke mbajtur dorën e partneres së tij gjatë një vizite për pazar në West Hollywood, Kaliforni.
© Panoramaplus.al

