28 Prill, 2021

Çfarë po ndodh? Veprimet e fundit të Jasmina Kadriut ngrenë dyshimet se konkurrentja e “Për’puthen” është larguar nga programi


Jasmina Kadriu dhe Andi Artani i mërzitën të gjithë fansat e tyre me tërheqjen e deklaratës për njëri-tjetrin.

jasmin kadriu andi artani (6)

Dyshja, që pritej të dilte çift nga “Për’puthen”, vendosën të mos takoheshin më bashkë, sepse sipas Andit, Jasmina ishte shumë xheloze, ndërkohë konkurrentja u shpreh për djalin nga Kosova se nuk e mirëkuptonte në asgjë.

jasmin kadriu andi artani (8)

Mirëpo, sikur kjo të mos mjaftonte, Kadriu ka hequr nga bio i saj në Instagram llogarinë e Instagramit të “Për’puthen”, si dhe ka fshirë nga ndjekësit Andin.

jasmin kadriu (2)

Veprimet e konkurrentes kanë bërë që fansat të mendojnë se ajo mund të jetë larguar nga programi, duke hequr dorë edhe nga djemtë e tjerë.

jasmin kadriu andi artani (3)

Gjatë puntatave të kaluara, Jasmin tregoi se ishte shumë xheloze për faktin se Andi kishte marrë pjesë në një videoklip e pas kësaj, i kishte komentuar këngëtares “sheqer”.

andi artani jasmin kadriu (6)

Nga ana tjetër, Andi u shpreh se nuk ka lënë gjë pa bërë për t’i fituar besimin Kadriut, por ajo kapet edhe me gjënë më të vogël.

andi artani jasmin kadriu (1)

© Panoramaplus.al