10 Maj, 2021

Çfarë po ndodh mes tyre? Antonela Berisha dhe Arsim Abdyli kalojnë fundjavën bashkë në Milano!


Javën e kaluar, Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha nxitën dyshimet se kanë nisur një romancë jashtë programit “Për’puthen”.

antonela berisha arsim abdyli (1)

Dyshja shkëmbeu disa mesazhe dashurie në postimet që bënë në Instastory.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (6)

Antonela shkruante “Zemra ime duket kaq bukur i veshur me ‘Dolce & Gabbana’” në foton që kishte postuar ish-konkurrenti ku shihej i veshur me këmishë të bardhë dhe me pantallona të zeza. Ndërsa Abdyli ia ktheu: “Ti je marijuana ime!”.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (4)

Sikur këto të mos mjaftonin, dyshja kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë.

antonela

Ata kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend: Milano.

antonela berisha arsim abdyli (3)

Në videon që publikoi bashkë me ish-konkurrentin, Antonela dëgjohet duke thëën se e ka takuar atë rastësisht në qendër të Milanos.

arsim

Por fansat e dyshes janë të bindur se mes tyre ka nisur diçka dhe se ata vendosën që ta kalonin fundjavën bashkë.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (9)

Arsimi duket se është fokusuar tek Antonela që pas ndarjes nga Ana Lleshi, e cila zgjati vetëm disa javë.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (8)

Arsyeja e prishjes së marrëdhënies mes tyre ishte ish-konkurrentja, sepse kërkonte gjithë kohën të ishte në qendër të vëmendjes dhe shfaqte shumë xhelozi.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (3)

© Panoramaplus.al