9 Dhjetor, 2020

Çfarë po ndodh me reperin? Cozman i nënshtrohet operacionit, publikon pamjet nga spitali dhe …


Reperi i njohur, Cozman njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram se sot do t’i nënshtrohet një operacioni.

Madje, informoi se nuk është operacioni i parë që ka bërë.

Duke mos dhënë detaje se për çfarë operacioni bëhet fjalë dhe si është gjendja e tij shëndetësore, Cozman tregoi se kjo është ndërhyrja e fundit që ai do bëjë.

“Sot është operimi im i fundit dhe i përfundova,”- shkroi reperi.

Prej disa kohës, ai është shkëputur nga muzika dhe nuk ka nxjerrë projekte të reja muzikore.

Ndërsa mendohet se arsyeja janë pikërisht problemet shëndetësore.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al