12 Shkurt, 2018

Çfarë po ndodh? Ish-banori i “Big Brother” në shtëpinë e moderatores së famshme


Që kur u bë personazh pas fitores në “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti është përfolur vazhdimisht për historitë e tij të dashurisë.

Mirëpo, që pas ndarjes nga modelja Oriola Marashi, zërat për lidhjet e reja të Anaidit kanë mbetur vetëm thashetheme pasi ai ka mohuar secilën prej tyre.

Por së fundmi, ish-banori i “Big Brother” ka ngritur dyshime të reja për marrëdhënien e tij me moderatoren e njohur Roza Lati.

Në një video të postuar nga Roza, Anaidi shihet në shtëpinë e saj duke pikturuar murin e shtëpisë.

Megjithatë, siç kuptohet nga videot e tjera të postuara në Insta Story, dyshja ka qenë edhe në shoqërinë e personave të tjerë, ndaj me shumë gjasa bëhet fjalë vetëm për shoqëri të mirë mes tyre.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al