5 Qershor, 2018

“Çfarë nuk do jepja të ktheja kohën pas…”, Klajdi Haruni përlot me mesazhin e ndjerë  


Prej vitesh po korr suksese të njëpasnjëshme në tregun e muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarin Klajdi Haruni, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Ai zakonisht bën postime që i përkasin muzikës së tij, por ditën e sotme këngëtari i njohur ka publikuar një video e mesazh prekës për xhaxhain e tij të ndjerë.

“2 vjet pa ty…Çfarë nuk do të jepja për të kthyer kohën pas të kendoja dhe njëherë me ty…Gjithmonë do të të kujtoj kështu…I mungon shumë familjes Haruni xhaxhi…” – kështu ka shkruar Klajdi në videon ku duket me xhaxhain e tij duke kënduar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al