2 Nëntor, 2023

Çfarë ndodhi? Robert De Niro akuzohet nga ish-punonjësja


Aktori i njohur Robert De Niro është akuzuar nga ish-punonjësja e tij, Graham Chase Robinson për abuzim verbal, sipas Radar Online.

Si i tillë, De Niro u paraqit në gjykatën federale për të dëshmuar kundër akuzave, ku ajo pretendon se aktori e ofendoi dhe u angazhua në biseda të papërshtatshme telefonike me të.

Gjithçka filloi kur Robert De Niro ngriti procedime ligjore kundër Robinson, duke thënë se ajo përdorte Netflix gjatë orarit të punës, keqpërdorte kartën e kreditit të kompanisë dhe u angazhua në aktivitete të tjera të paautorizuara. Në përgjigje të padisë së De Niros.

Robinson ka mbajtur më parë pozicionin e zëvendëspresidentes në kompaninë e “Canal Productions” të De Niros, por dha dorëheqjen në vitin 2019.

Ndër pretendimet e saj, Robinson akuzoi aktorin si një punëdhënës jo mbështetës, që nxiti një mjedis pune toksik.

© Panoramaplus.al