25 Dhjetor, 2023

Çfarë ndodhi? Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara merr vendimin e papritur


Lidhja e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës muajt e fundit është përfolur gjerë e gjatë në median rozë, për shkak të lajmeve se dyshja janë ndarë.

Ka qenë vetë menazheri i reperit, Faton Shoshi ai që konfirmoi lajmin se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë, Poem Blu, megjithëse ish-çifti kanë vendosur që të heshtin duke mos dhënë komente mbi marrëdhënien e tyre.

Pas ndarjes influencerja është fokusuar plotësisht tek karriera e saj, ndërsa sipas “Vip Magazine”, pas eksperiencës si aktore në filmin e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit “Në Kuadër të Dashurisë”, Sara po përgatitet që të bëhet pjesë e ekranit shqiptar si moderatore.

Mesa duket tashmë ajo i ka të qarta synimet për karrierën e saj, ndërsa rikthyer në Tiranë për të vazhduar projektet e saj.

Nga ana tjetër akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që Sara dhe Ledri vendosën që ti japin fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

  

© Panoramaplus.al