27 Nëntor, 2023

Çfarë ndodhi? Pas debatit me konkurentin e “Big Brother Vip”, Gania merr vendimin e papritur: Të hënën do…


Gani Gërmia dhe Kaderi mbrëmjen e djeshme kanë debatuar rëndë me njëri-tjetrit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.

“Unë rri ku të dua e bëjë çka të dua”, Kaderi debaton ashpër me Gani Gërminë

Modelja u shpreh se konkurenti i ka thënë Lumbardhit që ajo dhe Alby po i bëjnë gjëra pas krahëve, ndërsa Gania i tha asaj që të largohet sepse nuk dëshiron që ta shikojë me sy.

 “Unë rri ku të dua dhe bëj çfarë të dua”, iu përgjigj banorja teksa ai i kërkoi asaj se nuk dëshiron që ata të dy të mos e kenë asnjë komunikim dhe të vërtetën do e zbulojë gjatë primet.

Për të mos mjaftuar kjo, Gania debatoi ashpër edhe me Lumbardhin, të cilit i tha që të hënën mundet që ai të vendosë të largohet nga shtëpia duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.

“Të hënën ndoshta dal nga shtëpia”- tha ai

Pjesë nga debati:

Kaderi: Ti po gënjen çdo gjë. Dje i ke thënë djalit për ne, që ganimi po gënjen për mua dhe Albyn.

Gania: A ka mundësi që ta ndalësh këtë muhabet. Ik dhe mos të shoh fare, mos e diskuto me mua.

Kaderi: Ktu do më shohësh çdo ditë mua sepse këtu jam unë.

Gania: Ju ka përpjek zoti, vazhdo tash.

Kaderi: Rri ku të dua. E bëj çfarë të dua. A më ke thënë që në prime do të sqarojmë shumë gjëra.

Gania: Prit ditën e nesërme.

Kaderi: Unë rri ku të dua dhe bëj çfarë të dua.

Gania: Më vjen shumë keq për ty.

Kaderi: Ti s’je në gjendje që të më thuash dy fjalë a ke folur apo jo.

Gania: Pas ditës së sotme ske nevojë as mirëdita t’më thuash. Nesër e shikon.

© Panoramaplus.al