26 Shkurt, 2018

Çfarë ndodhi? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur


Fansat e këngëtares Nora Istrefi kanë disa ditë që po presin me padurim rikthimin e saj në skenë me një projekt të ri muzikor dhe një gjë e tillë dukej mjaft e afërt.

Siç kishte konfirmuar për “Prive.al” vetë këngëtarja e famshme, së shpejti ajo do të sillte klipin e saj më të ri në një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Por mesa duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet për dy artistët pasi së fundmi, Irkenci ka lajmëruar ndjekësit se së shpejti do të publikohet kënga me titull “Tymi i dashurisë”, në të cilën ai do të këndonte përkrah Istrefit.

Mirëpo, në imazhin e publikuar, emri i Norës nuk duket asgjëkundi, ç’ka do të thotë se në këtë projekt, Hyka do të jetë i vetëm.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al