6 Janar, 2021

Çfarë ndodhi me fytyrën e tij? The Weeknd heq fashot dhe zbulon pamjen “rrënqethëse”në videoklipin e tij të ri!


Këngëtari i njohur The Weeknd mori vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMAs pasi u shfaq me shenja në fytyrë.

the weeknd (1)

Këngëtari, i cili çoi në shtëpi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding lights”, dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku, shkruan “Independent”.

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 29: The Weeknd performs onstage during the 2018 Global Citizen Concert at Central Park, Great Lawn on September 29, 2018 in New York City. (Photo by Steven Ferdman/WireImage)

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u shfaq me këtë look edhe kur ai interpretoi në “Saturday Night Live” në mars. 30-vjeçari, ka vendosur të shfaqet me të njëjtin look si tek kopetina e albumit “After Hours,” që është shkëputur nga kënga “Blinding Lights.”

the weeknd (2)

Për më tepër, The Weeknd shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.

Këngëtari u shfaq në videon shqetësuese me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

the weeknd

Videoja e gjatë katër minutëshe fillon me këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye duke kënduar në skenë për një turmë të maskuar.

Pak kohë më parë, The Weeknd zbuloi se lëvizja “Black lives matter” dhe COVID-19 e frymëzuan për albumin e tij të ri.

© Panoramaplus.al