9 Janar, 2024

Çfarë ndodhi? Mbretit Charles po i kërkohet të heqë dorë nga froni


Mesa duket viti 2024 nuk do të jetë aspak i lehtë për Mbretin Charles, i cili po përflitet që po i kërkohet të heq dorë nga kurora mbretërore.

Sipas mediave të huaja, pasi mbretëresha e Danimarkës Margrethe II hoqi dorë nga froni edhe mbretit i është kërkuar që t’ia dorëzojë kurorën djalit të tij, Princ William.

Megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga familja mbretërore, lajmet vijnë menjëherë pasi media “Daily Beast” raportoi se mes babë dhe birë ka një lloj tensioni.

Rreth 1 vit më parë Charles “rrëmbeu” fronin e mbrëtit në moshën 73-vjeçare, pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II.

Kujtojmë që Charles nuk ka një marrëdhënie të mirë me djalin e tij të dytë, Princ Harryn të cilin kohë më parë i përjashtuan nga pallati mbretëror atë dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

© Panoramaplus.al