Këngëtarja e njohur Mariah Carey është paditur nga dy burra për këngën e saj të Krishtlindjeve ““All I Want For Christmas Is You”, e cila prej vitesh cilësohet si një ndër këngët më të mira dedikuar festave të fundvitit.

Andy Stone dhe Troy Powers pretendojnë se titullin e këtij hiti Carey ua ka vjedhur atyre nga kënga që ata bënë në vitin 1989, ndërsa e kanë hedhur në gjygj atë.

Nga ana tjetër sipas disa dokumenteve të siguruara nga “TMZ”, dyshja pretendojnë se dy këngët kanë një ngjashmëri të konsiderueshme në melodinë dhe ndjesinë e përgjithshme, teksa thanë se këngëtarja “ua ka hequr të drejtën e autorit nga këto vepra duke u shtirur sikur ato janë të sajat”.
© Panoramaplus.al

