3 Janar, 2024

Çfarë ndodhi? Luizi përlotet në studio: Do të jepja çdo gjë vetëm ta takoja 5 minuta


Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli shpesh herë ka treguar për marrëdhënien e afërt dhe shumë të mirë që ka me dy prindërit e tij.

Së fundmi teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ai ka folur më shumë për dy të shtrenjtit e tij.

Ndërsa u pyet  nga moderatori se a do të kthehet e ëma në Shqipëri për ti rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve,megjithëse sipas tij nëna gjithmonë I thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thonte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”– tha ai.

Nga ana tjetër këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lëri çdo gjë që ka arritur deri më tani vetëm që ta takojë 5 minuta për ta shikuar se ku ka arritur i biri.

 “Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”– u shpreh ai i përlotur.

© Panoramaplus.al