Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin Big D e saj dhe vajzën e tyre 4-vjeçare, Kaimana.

Prej disa javësh ajo është bërë pjesë e “Big Brother Vip Kosova” në garën për të fituar çmimin e madh.
Mirëpo së fundmi në darkën e të nominuarve të organizuar nga vëllai i madh, me lotë në sy Linda ka treguar se është penduar që ka lënë vetëm vajzën e saj për tu bërë pjesë e këtij spektakli.
“Çdo natë para se të flej e pyes veten se pse e kam lënë vajzën vetëm. Ndihem shumë keq sespe është vetëm 4 vite e gjysmë edhe mendoj që ia kam bërë shumë të padrejtë. Edhe nëse unë eleminohem nesër mendoj që kjo vlen si një lloj ‘karma’. Çdo gjë që po e bëj është për të, por që shpresoj që është duke më shikuar dhe shpresoj që është krenare. Nuk mendoj që ishte koha e duhur që unë të merrja këtë hap të paktën derisa ajo të mbushte 6 vjeçe.”- tha artistja.

Më herët këngëtarja ka treguar vështirësitë që ajo ka hasur pasi është martuar me një djalë me ngjyrë, ndërsa tregoi se të afërmit i kanë shprehur dëshirën babit të saj për të vrarë atë në mënyrë që të marrin hakun pasi i ka turpëruar aa me një gjest të tillë.
“A e din sa shumë e kam vuajtur sepse kam humbur shumë familjarë. Kam xhaxhallarët që nuk flas me ta sepse thonin na e ka marrë fytyrën. I kanë thënë babait tim që nëse ti s’je i gatshëm me marr gjakun, jemi ne që ta lajmë gjakun, e mbysim ne për ty. Nuk e keni idenë sa shumë kam vuajtur, me vite. Kam pasur konflikte pa fund dhe ma shumë mu kanë dhimbsur prindërit e mijë sesa historia ime. Mamin tim kur e kanë e kanë kuptuar në autobus që ka qenë nëna ime çfarë nuk i kanë thënë, e kanë sha, ‘ti e ke edukuar keq dhe çohu e del nga autobusi’. Vllait tim i kanë bërë presion në shkollë i kanë thënë që si nuk të vjen turp që e ke lënë motrën tënde me një zezak. Kam vuajtur shumë. Kurr skam qenë viktimë, ata e kanë pranuar gjithmonë që unë jam e fortë dhe që mundem t’ia dal. Kam vuajtur shumë. Edhe burri im ka vuajtur shumë këtë presion dhe është munduar babait tim që unë kurr skam me ta keqtrajtuar vajzën.” – tregoi Linda.


