13 Shtator, 2023

Çfarë ndodhi? Ish-ylli i grupit ‘One Direction’ përfundon në spital. Këngëtari vuan prej kohësh nga…


Këngëtari i njohur Liam Payne është dërguar me urgjencë në spital teksa ndodhej në pushime me partneren e tij.

30 vjeçari, po ndihej keq gjatë një udhëtimi në Liqenin e Komos në Itali me partneren e tij Kate Cassidy, sipas The Sun.

Burimet thonë se këngëtari po festonte një vjetorin e tij me Kate kur u sëmur dhe u dërgua në spital me ambulancë. Mësohet se aktualisht ndodhet në spital dhe do të qëndrojë në kontroll për disa ditë.

Disa javë më parë, ish-ylli i ‘One Direction’ njoftoi se kishte anuluar turneun në Amerikën e Jugut për shkak të një “infeksioni të rëndë të veshkave” për të cilin u shtrua përsëri në spital.

 “Liam është në një gjendje të keqe, por ai është në vendin e duhur dhe më në fund mjekët do të jenë në gjendje të marrin një kontroll mbi atë që po ndodh. Sigurisht që ai është i mërzitur që udhëtimi i tij me Kate në liqenin e Komos u prish, por të paktën ajo ishte aty për ta ndihmuar kur ai u sëmur. Mjekët e kanë paralajmëruar që të mos presë të dalë për t’u kthyer në shtëpi për të paktën gjashtë ditë të tjera. Ata duan të bëjnë çdo test të mundshëm për të kuptuar plotësisht problemin, por tani ata dyshojnë se ekziston një problem themelor që vazhdon prej kohësh dhe po përkeqësohet”– zbuloi burimi.

© Panoramaplus.al