Mbretëresha e muzikës pop, Madonna i ka habitur të gjithë me një veprim të papritur gjatë turneut të saj ‘The Celebration World Tour’.

Në mes të performancës, këngëtarja mori një birrë, piu pak dhe më pas e pështyu tek fansat e saj, të cilën ishin të pranishëm në koncert.
Veprimi i 65-vjeçares menjëherë bëri bujë në rrjetet sociale, dhe një gjest i tillë nuk u prit aspak mirë nga fansat.
“Nëse ajo më pështyn ose më hedh birrë, unë kërcej nga gardhi”, ka komentuar një përdorues i rrjeteve sociale.
“Unë shoh që artistët humbasin respektin për publikun”, shtoi një tjetër.
“Sa e neveritshme që njerëzit që janë aq të hyjnizuar mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan për fansat e tyre”, komentoi një tjetër.
© Panoramaplus.al

