E dashura e Lumbardh Salihut, Kader Kicaj mbrëmjen e djeshme është futur në shtëpi e “Big Brother VIP Kosova”, ku do të qëndrojë për 24 orë.

Banori është surprizuar nga partnerja e tij, të cilën e ka mbuluar në puthje dhe përqafime duke qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku.
Kaderi ishte një ndër banoret e “Big Brother VIP Kosova” e cila doli nga shtëpia disa javë më parë, mirëpo rikthimi i saj në këtë spetakël e ka gëzuar jashtë mase të dashurin e modeles.
Çifti u njohën dhe u dashuruan brenda kësaj shtëpie, ndërsa mesa duket lidhja e tyre do të vazhdojë edhe pasi daljes nga ky spektakël.
© Panoramaplus.al
