8 Gusht, 2023

Aktorja e njohur i jep fund martesës 11-vjeçare për shkak të tradhtisë, bashkëshorti aferë dashurie me…


Aktorja e njohur Natalie Portman i ka dhënë fund martesës 11-vjeçare me bashkëshortin, Benjamin Millepie, sipas një burimi për Daily Mail.

Sipas burimit shkak i ndarjes së çiftit është bërë tradhëtia e këtij të fundit.

Us Weekly raportoi së fundmi që pavarësisht se ata u përpoqën të riparonin marrëdhënien e tyre mes pretendimeve që Benjamin e kishte tradhëtuar bashkëshorten, ata janë ndarë.

Megjithatë, një tjetër burimi i afërt me aktoren tha për DailyMail se dyshja akoma nuk kanë marrë një vendim të prerë.

“Pasi dolën lajmet për tradhtin e Benjamin, çifti janë përpjekur shumë por ata akoma nuk kanë marrë një vendim të prerë”, tha një burim për Us Weekly.

46-vjeçari, i cili prej 11 vitesh është i martuar me Portman thuhet se ka pasur një lidhje me një grua 25-vjeçare.

 

© Panoramaplus.al