5 Tetor, 2023

Aktori i njohur dërgohet me urgjencë në spital, zbulohet gjendja e tij shëndetësore


Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey u dërgua me urgjencë në spital, pas një sëmundjeje të rëndë.

 

Fituesi i çmimit “Oskar” iu nënshtrua një ndërhyrje gjatë “Festivalit të 15-të Ndërkombëtar të Filmit” në Tashkent në Uzbekistan.

Sipas një raporti të The Sun, aktori ndjeu një dhimbje të fortë, ndërsa “dora e majtë iu mpi për rreth tetë sekonda”.

Ylli u dërgua në klinikën e qytetit për t’iu nënshtruar një sërë testesh pasi kishte frikë se ai mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Një burim i afërt me aktorin tha për “The Sun”: “Spacey është dërguar në një qendër mjekësore për arsye shëndetësore. Stafi dhe mjekët zbuluan se ai nuk kishte asnjë problem me zemrën”.

Menjëherë pas kësaj, ai u rishfaq në skenë dhe siguroi turmën se shëndeti i tij ishte në nivel normal.

Ai moment më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është jeta për të gjithë ne”, tha ai gjatë ceremonisë, ndërsa shtoi: “Përjetova diçka të papritur. Menjëherë u thashë njerëzve që ishin me mua dhe shkuam menjëherë në qendrën mjekësore. Aty e kalova pasditen duke bërë teste të ndryshme. Stafi u kujdes për mua dhe bëri një MRI. Gjithçka doli të ishte krejtësisht normale dhe jam mirënjohës që nuk është asgjë më serioze”.

 

 

© Panoramaplus.al