25 minuta para finales së festivalit “Eurovision 2024”, gjashtë shtete të kualifikuara dëshironin që të tërhiqeshin nga gara për të fituar trofeun, sipas gazetës norvegjeze VG. 
Bëhet fjalë për Irlandën, Portugalinë, Norvegjinë, Greqinë si dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën, e cila arriti që të fitojë “Eurovision 2024”.
Ndonëse fillimisht u përfol që edhe Greqia kërcënoi të tërhiqej nga gara, një gjë e tillë u mohua.
Megjithëse akoma nuk dihet asryeja që këto shtete menduan që të tërhiqen nga gara, anëtari i grupit norvegjez “Gate”, Magnus Bormark i cili ishte njëri nga avokatuesit për marrjen e këtij vendimi trgoi arsyen e marrjes së vendimit.
Ai tha se 6 shtetet menduan që të tërhiqen nga gara për të fituar çmimin e madh për shkak të Izraelit, i cili sipas tyre e përdori “Eurovision” për të bërë propagandë për luftën në Izrael.
“Ne kemi menduar të tërhiqemi deri në momentin e fundit. Shumë prej nesh reaguan ndaj faktit që Izraeli pati mundësinë të përdorte Eurovizionin si mjetin e tij politik. Pika jonë e përbashkët ishte se ne nuk donim të merrnim pjesë në Eurovision për t’u përdorur dhe stigmatizuar në një makinë propagande lufte në Izrael. Ne morëm pjesë për të krijuar një hapësirë ku mund të bashkohemi në muzikë në një situatë politike ku të gjithë zgjedhin anët dhe urrejnë njëri-tjetrin. Nuk ka gjini të tretë në Zvicër dhe mendoj se kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet ta ndryshojmë këtë”-tha ai.
© Panoramaplus.al
