Ditën e djeshme, Arbana Osmani ndau me të gjithë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara katër vite më parë, gjatë vizitës që kishte bërë në Shën Petersburg.
Në to, moderatorja shfaqet me veshje të ndryshme, përfshirë një fustan me lule, një të zi, si dhe veshje sportive me pantallona.

“Instagrami më kujtoi që sot 4 vite më parë, kam vizituar për herë të parë një nga qytetet më të bukura në botë, një ëndërr, një ‘must’; Shën Petersburg. Mezi po pres të shkoj sërish,”- shkruante ajo krahas fotove.

Komentet ishin të shumta, por njëri prej tyre u kap me veshjen e Arbanës, duke e kritikuar që gjithmonë vesh minifunde.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, shkroi ndjekësja në anglisht.

Arbana e ka marrë me sportivitet dhe i ka kthyer një përgjigje të shkurtër duke i thënë: “Një nënë shumë e lumtur”.

Arbana është nënë e dy djemve, Jonit, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin, si dhe Diellin, i cili lindi nga marrëdhënia me Eduart Grishajn.



