Që prej lindjes së djalit, këngëtarja Tuna Sejdini kujdeset në maksimum në çdo moment të jetës për vogëlushin e saj. E duket sikur ajo ka ndryshuar shumë, nga ajo vajza me shumë koncerte dhe aktivitete të ndryshme në skena muzikore, tashmë nënë në kohë të plotë.

Por pavarësisht kësaj, këngëtarja e njohur nuk i ka lënë pas dore linjat e saj trupore. Së fundmi ajo ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet me bikini.

E sigurisht që ajo ka linja për t’u admiruar. Edhe pse ajo është mami, Tuna vazhdon e na tregon se është një nga vajzat më seksi të showbizz-it.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
