4 Qershor, 2018

Çfarë ka ndodhur me aktorin e famshëm? Ai duket shumë keq (Foto)


Aktori i njohur Jonny Depp i ka shqetësuar të gjithë kur ka dalë në publik herën e fundit. Nuk duket aspak normale gjendja fizike në të cilën ai është dhe të gjithë pyesin se çfarë mund t’i ketë ndodhur aktorit.

Ashtu siç shihet edhe në foto Jonny Depp duket tepër i dobët, i zbehtë në fytyrë dhe me rrathë të syve të nxirë. 54-vjeçari, dikur një nga meshkujt më seksi duket si të jetë shndërruar në një tjetër njeri.

Sigurisht që mediat kanë fajësuar për shndërrimin e tij jetën e shthurur që ai bën, por gjithashtu ndikimi i drogës dhe alkoolit. Por pas kësaj paraqitjeje ka zëra se ai mund të jetë duke kaluar një sëmundje të rëndë.

Panorama Plus  

© Panoramaplus.al