11 Qershor, 2018

Çfarë ka ndodhur? Këngëtarja e njohur shqiptare ndihet keq papritur dhe përfundon në spital (Foto)


Mesa duket impenjimet dhe angazhimet e shumta në jetën profesionale dhe personale kanë ushtruar goxha presion mbi këngëtaren bukuroshe, e cila mbrëmë ka përfunduar e shtruar në spital.

Kur dukej se çdo gjë po shkonte më së miri pasi publikoi projektin e saj të fundit muzikor dhe njoftoi fansat e saj se shumë shpejt do ta shohin edhe si aktore, kur 25-vjeçarja ka publikuar foto nga spitali.

Behet fjala për bukuroshen Morena Taraku, ajo e cila ka publikuar foto të saj në “Instastory”, ku duket se po i injektohet diçka, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këngëtaren dhe cilat kanë qenë shkaqet që e kanë bërë të ndihej keq, por ne i urojmë që kjo mos të jetë asgjë serioze.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al