7 Shkurt, 2018

Çfarë ka ndodhur? Këngëtari shqiptar po hetohet nga Prokuroria


Këngëtari Blero Muharremi është nën hetim nga Prokuroria. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Atdhe Dema.

“Po ky person është nën hetim, jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, ka thënë prokurori Dema, por pa zbuluar se për çfarë po hetohet këngëtari, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori dhe e ka konfirmuar, por pa komentuar mbi rastin duke u shprehur për “arbëresh.info”: “Nuk komentoj për këtë rast”.

Ndërkohë “Kosovarja” shkruan se Blero para dy viteve ka qenë  intervistuar nga Policia e Kosovës për armë mbajtje pa leje.

Megjithatë këtë herë gjërat janë të paqarta dhe ende nuk është bërë e ditur për çfarë po hetohet këngëtari.

 

© Panoramaplus.al