Ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Xheni Mhillaj ka përfunduar në spital. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja, e cila në rrjetin social “Instagram” ka postuar foto teksa duket që po i injektohet një serum.

Xheni nuk e ka bërë të ditur se cili ka qenë shqetësimi që e ka bërë atë të ndihet keq dhe të përfundojë në spital, por duket se ajo ka dashur ta ndajë këtë ditë jo shumë të mirë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë se Xheni u bë shumë e njohur për shkak të lidhjes që krijoi me ish-banorin Benardin, por akoma më shumë u përfol për ndarjen e tyre që është shndërruar në një dhimbje koke për vajzën bukuroshe.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
