Ajo njihet për natyrën e saj spontane dhe shpeshherë vihet në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediat rozë. Bëhet fjalë për Roza Latin.

Kjo e fundit kësaj here ka befasuar miqtë e saj në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto që shfaqet me pranga në duar. Por rrini të qetë, pasi nuk bëhet fjalë për telashe me policinë, është thjesht një nga ‘çmenduritë’ e Rozës.

“Kur mikesha të pyet për dhuratën e ditëlindjes”, shkruan moderatorja, që shihet duke pozuar e qeshur, ndërsa mban një kurorë me urimin ‘Gëzuar Ditëlindjen’.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
