Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka anuluar koncertin me këngëtarin e famshëm, Bruno Mars, pasi ka dhimbje të dhëmbëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet e shtrirë në shtrat dhe tregon faqen e ënjtur.
“Më vjen keq që kam anuluar disa koncerte me Bruno Mars. Kam performuar me një dhimbje të tmerrshme për shkak të dhëmbëve të pjekurisë, ku siç më kanë sugjeruar dentisti dhe kirurgu oral, kam pasur për t’i hequr menjëherë. Kam qenë duke e shijuar shumë këtë turne dhe jam shumë e mërzitur që jeta mori këtë drejtim. Por shpresoj se do të shërohem shpejt e të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin”, sqaron në “Instagram” Lipa.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
