17 Mars, 2018

Çfarë i bashkon Nora Istrefin e Noizy-n?


Të dy janë këngëtarë të suksesshëm, këngët e tyre kanë miliona klikime në Youtube dhe gjithashtu janë të super komentuar në showbiz.

Siç bën të ditur “Prive”, Noizyn dhe Nora Istrefin së shpejti do i shohim me një bashkëpunim.

Kënga është ritmike, është shkruar nga Noizy dhe videoklipi do të realizohet së shpejti.

Ky bashkëpunim i parë i dyshes do të publikohet muajin tjetër dhe me siguri do jetë një hit.

Noizy dhe Nora Istrefi nuk e kanë vendosur ende titullin e këngës.

Teksa Noizy ka qenë aktiv me videoklipe, Nora me këtë bashkëpunim do të rikthehet pas 7 muajsh nga kënga e fundit “Gabime”.

© Panoramaplus.al