Ai është një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood, por duket se karriera e tij po rrënohet.
Një gjykatë vendosi të hënën të hidhte poshtë padinë e tij ndaj “The Sun”, pasi tabloidi amerikan e quajti “rrahës të ish-bashkëshortes”.
Dhe tani aktori për përballet me një sfidë të madhe, të shpëtojë karrierën e tij “vezulluese”.
Ekspertët e industrisë besojnë se karriera e 57-vjeçarit do të shkatërrohet, pasi ish-gruaja e tij Amber Heard e akuzoi për dhunë.
Vendimi i gjykatës ka shkaktuar krizë edhe në filmin e tij të fundit “Fantastic Beasts 3”, që e ka xhiruar përgjatë gjashtë javëve të fundit.
Ai do kthehet si magjistari Gellert Grindelëald në “Harry Potter” së bashku me aktorët Eddie Redmayne dhe Jude Law.
Dhe shefat e Warner Bros mendojnë se është shumë vonë për ta larguar atë, ndërsa janë përballur me presionin në rritje të anëtarëve të ekuipazhit, që janë tmerruar nga vendimi i gjykatës, si edhe besojnë se është jashtëzakonisht e vështirë për të shitur filmin, që pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Depp ka siguruar plot 500 milionë paund nga viti 2008 deri në 2015 nga roli i tij në Piratet e Karaibeve.






