22 Korrik, 2024

Çfarë dhëndri është Mozzik? Rrëfen vajza e ish-kryetarit të Gjilanit


Kënga Haziri, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë e ftuar në një intervistë, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe është pyetur  tashmë dhe për dhëndrin e ri të familjes, këngëtarin e njohur Mozzik.

Gjatë intervistës, Kënga ka theksuar mbështetjen e familjes për motrën e saj, Lotina Haziri, e cila e ka konfirmuar lidhjen me reperin Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik.

“Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjesht jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga Haziri.

E pyetur se si iu duket Mozzik si dhëndër, Kënga zgjodhi t’i lërë vlerësimet e para motrës së saj, duke shtuar: “Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”

Kujtojmë që pak kohë më parë Mozzik dhe Lotia konfirmuan lidhjen e tyre, ata shfaqen mjaft të dashuruar me njëri- tjetrin madje bëjnë edhe dedkime.  Vetë Mozzik ka thënë në një interviste se disa nga hitet e tij janë dedikim për partneren aktuale.

© Panoramaplus.al