1 Dhjetor, 2020

“Çfarë bën ajo aty…”- Në muajin e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha publikon videon e ëmbël teksa vogëlushja “kërcen” në barkun e saj


Pak orë më parë, Sara hoxha ka publikuar në Instastory një video të barkut të rrumbullakosur.

ledri vula sara hoxha (1)

Në pamje të parë duket diçka e zakonshme, por pas pak sekondash nëse e shihni me kujdes, do të vini re se vogëlushja që pritet të vijë në jetë po lëviz në barkun e saj.

sara hoxha (4)

Çfarë po bën ajo aty? Po kërcen?”, shkroi Sara krahas videos.

Nga ana tjetër, babai i ardhshëm, Ledri Vula, publikoi në Instastory një foto ku shfaqet me kokën mbështetur tek barku i Sarës, në përpjekje për të dëgjuar lëvizjet e vogëlushes.

ledri vula sara hoxha (2)

Sara ndan me ndjekësit çdo gjë në rrjete sociale në lidhje me shtatzëninë.

sara hoxha (4)

Ditën e djeshme, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo zbuloi se Ledri e kishte mësuar se do të bëhej baba gjatë kohës kur ajo ishte izoluar në Gjermani, për shkak të Covid-19.

sara hoxha (1)

Ledri ishte takuar me të vetëm pas dy muajsh.

Ndërkohë, ajo ndau edhe disa video që tregonin reagimet e të afërmve të tyre kur kanë mësuar lajmin e bukur.

sara hoxha (6)

Në shtëpinë e Ledrit shiheshin pjata të thyera në dysheme, ndërkohë që gjyshi i tij shfaqej duke kërcyer nga gëzimi.

sara hoxha (2)

Në fund, Sara publikoi edhe foton e parë që ka realizuar me reperin, një foto bardh e zi, ku shihen duke prekur buzët e njëri-tjetrit gjatë kohës që buzëqeshin.

sara hoxha (7)

Emrin e vajzës dyshja do ta zgjedhë në momentin që do ta shohin pasi të ketë ardhur në jetë.

© Panoramaplus.al