3 Mars, 2025

Ceremonia e çmimeve Oscar, kush është filmi që rrëmbeu vendin e parë


“Anora”, filmi komedi-dramë nga regjisori Sean Baker, ishte fituesi i madh i natës së ndarjes së çmimeve të edicionit të 97-të të Oscar , duke marrë pesë çmime gjithsej, përfshirë filmin më të mirë dhe aktoren më të mirë për yllin Mikey Madison.
Screenshot_1

“Kjo është shumë surreale,” tha Mikey Madison, e cila luan në filmin rolin e një një punëtore seksi, e cila më pas zhvillon një romancë të stuhishme me djalin e një oligarku rus.

Mikey Madison
Mikey Madison

Filmi u vlerësua gjithashtu për regjinë më të mirë, montazhin dhe skenarin më të mirë origjinal.

Ndërkohë që Adrien Brody u shpall si aktori më i mirë për rol kryesor në filmin “The Brutalist”.

Screenshot_2

Kieran Culkin, mori çmimin për aktorin më të mirë për rol dytësor, në filmin “A Real Pain”.

Kieran Culkin, majtas dhe Jesse Eisenberg në "A Real Pain"
Kieran Culkin, majtas dhe Jesse Eisenberg në “A Real Pain”

© Panoramaplus.al