20 Nëntor, 2020

“Ç’do histori ka lotët e saj”-Bes Kallaku reflekton në 35-vjetorin e lindjes, publikon foto përgjatë periudhave të jetës dhe nuk harron të …


Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku feston sot 35-vjetorin e lindjes së tij. Në këtë ditë të veçantë për të, ai ndau me ndjekësit disa foto përgjatë periudhave të jetës dhe u shpreh se çdo imazh ka “lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset e veta”.

Teksa bëri një reflektim mbi jetën, Bes Kallaku u shpreh se “lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra” dhe se situata që po kalojmë na “ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve.”

Ndërsa nuk harroi të falënderonte bashkëfshatarët e tij si edhe Bubqin, duke theksuar se njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Postimi i plotë:

Në këto 35 vite jete.

Për gjithçka të arritur dhe gjithçka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit.

Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje.

Në krejt etapat e jetës, në ç’do foto ka një histori. Ç’do histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset.

Atij që do ti jepet, atij edhe do ti kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje.

Faleminderit për çdo njeri që ka qenë pjesë e imja krejt këto 35 vite.

Faleminderit secilit që ka vene edhe një copës guri ne gjithçka te ndërtuar me mund deri sot!

Faleminderit prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua.

Faleminderit Bubqit, krejt bashkëfshatareve te mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Në fund te ditës kupton se lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq!

Përulësisht, Bes Kallaku.

Zoti ju ruajt! Faleminderit për çdo urim!

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al