I kemi parë që ndihmohen vazhdimisht nga shoqëruesit e tyre, në raste kur bie shi apo kur kanë disa dosje dhe materiale nëpër duar, por edhe në raste të tjera sepse ajo është puna e tyre.

E kemi fjalën për shoqëruesit apo shoferët e ministrave. Por, mesa duket, këtë herë diçka i ka shpërqendruar disi shoqëruesit e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shoqëruesin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Dy ministret kanë ndenjur për disa minuta brenda derës së Parlamentit dhe kur kanë parë që nuk po vjen njeri për t’i shoqëruar, kanë vendosur që të shkojnë vetë deri te makina, natyrisht, duke u bërë qull.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
