Reperja me famë botërore Cardi B është tërhequr nga turi i saj me këngëtarin e famshëm Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Lidhur me këtë vendim ajo ka thënë se e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ende gati që të lërë foshnjën e saj vetëm.

Më 10 korrik të këtij viti, Cardi B solli në jetë një vajzë. Ndërkohë kujtojmë se ajo duhej t’i bashkohej Bruno Mars në një tur në 24 data në Amerikën Veriore. Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar së bashku për këngën e tyre Finesse.
“Unë mendova se pas lindjes së vajzës sime, këto gjashtë javë do të ishin të mjaftueshme për të rimarrë veten mendërisht dhe fizikisht. Mendoja edhe se do të isha në gjendje ta merrja atë në tur me mua. Por, mendoj se e kam nënvlerësuar të qenit nënë”, shkruante 25-vjeçarja në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Cardi B, tërheqja nga turi ka qenë një vendim i vështirë për të dhe ajo shpreson që fansat do ta kuptojnë. Bruno Mars ndërkohë ka reaguar në “Twitter”, duke thënë se e respekton vendimin e saj. “Gjëja më e rëndësishme je ti dhe familja jote”, shkruante ai.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
