16 Dhjetor, 2020

Capital T tregon pse refuzoi bashkëpunimin me Fifin: Më pëlqen shumë si këngëtare por…


Capital T ka zbuluar arsyen përse refuzoi të bashkëpunojë me këngëtaren, Fifi.

Në një mini-intervistë me ndjekësit, reperi tha se nuk ishte koha e duhur për shkak të albumit ‘Skulpture’, ndërsa shtoi se kënga që artistja i propozoi nuk ishte e duhura.

Capital T u shpreh se Fifi bën këngë shumë më të bukura dhe i pëlqen si këngëtare.

‘Nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit edhe kënga nuk ishte e duhura. Fifi bën këngë shumë më të mira se ajo që më ka propozuar, më pëlqen shumë si këngëtare,’– shkroi ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al