
Capital T e mban jetën e tij personale larg mediave.
Por nuk ngurron që herë pas herë të ngacmojë fansat me foto duke nxitur thashethemet nëse është në një marrëdhënie apo jo.
Së fundmi reperi publikoi një foto ku shihen shenjat e buzëkuqit të buzëve.
“Oooops,”– shkroi Capital T në përshkrimin e fotos duke e shoqëruar me një emoji buzësh.
Menjëherë u ngrit pyetja se kush i la shenjat e buzëve Capital-it në faqe, por këngëtari nuk dha më detaje.
Një koment i Genta Gjalpit ka shuar kureshtjen. Mes batutave ish-banorja e Big Brother shkroi se ishte ajo që ja dha puthjen.
“Nuk doja te te puthja aq shume, me fal qe te kam len buzëkuqin,”– shkroi ajo.

Por nuk dihet nëse është e vërtetë. Pritet reagimi i këngëtarit për të mësuar se kush ja dha puthjen.
© Panoramaplus.al
