Në pranverë dhe verë, siç e dimë mirë, e bardha është ngjyra më e preferuar.

Megjithatë, këtë herë nuk e gjejmë vetëm në fustane, pantallona apo bluza klasike, por mbi të gjitha në aksesorë dhe veçanërisht në çanta të cilat vijnë për të dhënë freski.
Për t’i kombinuar me stil, sekreti është të përqendroheni te kontrastet. Perfekte edhe me të zezë, çanta e bardhë i përshtatet kombinimeve të panumërta: me fustane dhe bluza me lule, me vija ose modele tie-dye, me xhinse ose me rroba me tone të ndezura.
Shkurt, padyshim që do të jetë aleati numër një, tek i cili mund të mbështeteni në çdo situatë.











