16 Shtator, 2018

Çanta e Blerina Gjylametit çudit kolegët deputetë


Ka tërhequr jo pak vëmendjen, këtë të enjte në Parlament, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila veshjen e saj serioze, e kishte kombinuar me një çantë stil sportiv, që e mbante në shpinë.

Këtë stil çante e mbajnë nxënësit e shkollave apo të rinjtë kur shkojnë me piknik apo vishen sport. Në fakt, Blerinës i shkonte shumë, por ama kolegët nuk e kanë lënë t’u kalojë ky detaj dhe kanë bërë jo pak batuta për këtë zgjedhje që ka bërë Blerina. Madje, kolegu e saj Qefalia ka nxjerrë edhe gjuhën jashtë, duke treguar mosaprovim për çantën stil teenager të deputetes.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al